Elbasan/ Operacioni “Catch”, përfundojnë në pranga tre të kërkuar nga policia (Emrat)

Aktualitet

Elbasan/ Operacioni “Catch”, përfundojnë në pranga

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Catch”, duke arrestuar tre persona të shpallur në kërkim. Dy prej tyre ishin dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa një tjetër për moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë:

-Xhuljano Gjyla , 45 vjeç, banues në Elbasan, dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim (mbeten për t’u vuajtur 4 vjet e 7 muaj).

-Françesko Braho , 26 vjeç, banues në Cërrik, dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim (mbeten për t’u vuajtur 1 vit e 8 muaj) për moskallëzim të krimit.


Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT