“8 qendra sociale për nevojtarët”, Veliaj: Në pak vite ia dolëm ta bëjmë Tiranën një qytet solidar

Politikë

“8 qendra sociale për nevojtarët”, Veliaj: Në pak

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka theksuar angazhimin e tij dhe të bashkisë për të mbështetur ata që janë në vështirësi.

Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj njoftoi se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 8 qendra sociale që ofrojnë mbështetje për të moshuarit e vetmuar dhe familjet në nevojë.

“Në pak vite ia dolëm ta bëjmë Tiranën një qytet solidar, që kujdeset në çdo kohë për ata që kanë më shumë nevojë. Ndërtuam dhe rikonstruktuam 8 qendra sociale për gjyshër të vetmuar dhe familje në vështirësi”, theksoi Veliaj në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion