Bie në humnerë teksa po xhironte video për YouTube, i riu danez gjen vdekjen në alpet italiane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alpet italiane një ditë më parë. Mësohet se një turist danez është rrëzuar për vdekje, teksa po ecte me shokët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në malin Seceda, teksa po xhironin një video.
Mediat italiane shkruajnë se Albert Dyrlund mund të ketë rënë rreth 200 metra poshtë, ndërsa zona ku ra njihet për muret e tij vertikale dhe shkëmbinjtë e mprehtë. Në vendin e ngjarjes mbërriti helikopteri i shpëtimit, por ishte shumë vonë, pasi i riu kishte ndërruar jetë.
Danezi po punonte për një video në Youtube, për channelin e tij. Ai ka plot 170 mijë subscribe dhe mbi 230 mijë folloëers në Instagram.


