Einxhel Shkira refuzon Big Brother Vip: Sigurisht që do më propozonin, nëse jo mua, kujt tjetër!

Showbiz

Einxhel Shkira refuzon Big Brother Vip: Sigurisht që do më propozonin,

Moderatorja Einxhel Shkira, ka thyer heshtjen dhe ka treguar versionin e saj për debatin e aluduar midis Shkirës dhe autores së BBVK3, Olsa Muhameti.

Tashmë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”, Einxhel tha se nuk kemi patur dakortësi por asnjëherë një debat. Moderatorja shpreu se nuk kishte rënë dakort për çfarë iu ofrua dhe nuk mund të punonte në një ambjent që nuk ishte e lirë.

“Unë dua të jem komode, dua ta bëj me qef punën time. Nuk mund ta bëj atë gjë sikur kam xhaxhin Enver te koka, dua të jem e lirë, nëse mua nuk më le të lirë, nuk jam më Einxhel Shkira, por është dikush tjetër shumë i pakënshëm.”

Shkira ka lënë të kuptohet hapur se Olsa Muhameti, si autore e programit, do të kishte në dorë të gjitha mendimet që do të thuheshin në studio duke stisur një show që do të luhej dhe nga opinionistët.

Por kjo nuk është hera e parë që Olsa Muhameti akuzohet për ngritje skenarësh. Kujtojmë që ajo ka qenë autore e programit “Për’puthen” ku çdo lëvizje e protagonistëve ishte e parashkruar në bazë të klikimeve.

Por moderatorja bukuroshe nuk mund të linte pa treguar sesi prezenca e saj ishte parësore në atë emision, thënë me ironi që produksioni është ndjerë i “detyruar” për të marrë dikë tjetër në vendin e saj, pasi kjo e fundit i refuzoi.

“Po, po, patjetër, po s’mu propozua mua ai rol, kujt do i propozohej (qesh). Bëj shaka.”

ME TE LEXUARAT