Tërmete të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës, epiqendra në Devoll. Në Hoçisht, banorët tregojnë tmerrin

Aktualitet

Tërmete të njëpasnjëshme në qarkun e

Që prej ditës së mërkurë, Korça është përfshirë nga një seri tërmetesh, me epiqendër në Hoçisht të Devollit .

Lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta nga banorët e zonës, duke shkaktuar shqetësim dhe panik.

Sipas banorëve, tërmetet kanë vijuar jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë pasdites së kësaj të enjteje.

Lëkundja e parë është regjistruar rreth orës 20 të mbrëmjes së mërkurë me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, ndërsa më pas janë shënuar edhe tërmete të tjera më të lehta ku i fundit ka qënë pasditen e së enjtes me magnitudë deri në 3.2 duke bërë që banorët të mos ndjejnë siguri për jetën e tyre.

Grupet e punës të cilët u angazhuan në terren paa tërmetit nuk raportuan për dëme materiale apo qoftë edhe për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në vazhdim/Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion