E RËNDË! Gjendet e VDEKUR një grua në banesën e saj në Korçë

Aktualitet

E RËNDË! Gjendet e VDEKUR një grua në banesën e saj

Një 84-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 12 të qytetit të Korçës. Sipas informacionit të policisë, ka qenë një fqinj që ka njoftuar forcat e rendit pasi nuk ka marrë përgjigje nga e moshuara, e cila jetonte e vetme.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë për të hapur derën e banesës, ku ka gjetur gruan pa shenja jete. Ky është një rast tjetër i ngjashëm, pasi të moshuarit që jetojnë vetëm janë shpesh në rrezik dhe ka pasur raste të tjera të humbjes së jetës në kushte të ngjashme në qytetin e Korçës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion