Aksident i RËNDË në aksin “Qafë Thanë- Strugë”! Bllokohet qarkullimi, u rrëzua autobusi me…

Aktualitet

Aksident i RËNDË në aksin “Qafë Thanë-

Një aksident rrugor është bërë shkak që rruga ndërkombëtare Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Qafë-Thanë të bllokohet për një kohë të pacaktuar.

Policia Kufitare e Korçës e ka konfirmuar bllokimin e qarkullimit që prej orëve të paradites. Shkak është bërë rrëzimi i një autoboti me gaz në pjesën maqedonase, teksa sipas kufitarëve të Qafë Thanës, aksi do të rihapet vetëm pasi të kalohet rreziku në rrugë.

“Paraditen e sotme, jemi njoftuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, se në aksin rrugor ‘Strugë-Qafë Thanë’, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën”, tha policia.
Dhe më tej sqaron procedurat dhe lajmëron çdo drejtues mjeti apo udhëtar:

“Për këtë arsye ju bëjmë me dije se, do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion