E rëndë në Maliq! Tentoi të hynte në një banesë, 45-vjeçari gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues

Aktualitet

E rëndë në Maliq! Tentoi të hynte në një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi një person është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 45-vjeçar është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.

Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë.

Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion