E rëndë në Greqi, pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

Aktualitet

E rëndë në Greqi, pit bulli sulmon për vdekje

Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë.

“Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull.

Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili, për një arsye të panjohur, e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Pak pas orës 13:00, prindërit të tmerruar telefonuan shërbimet e urgjencës, fëmija u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, pasi aty u shpall i vdekur.

Babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.

Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti dhe autoritetet kompetente janë mobilizuar tashmë për të hetuar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion