E rëndë/ E reja në Vlorë bie në lumë bashkë me dy fëmijët
Lajmifundit
/
3 Maj 2025, 12:13
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ku një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në lumë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, ku shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.


