E rëndë/ Babai shqiptar dhunon vajzën shtatzënë, 22-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

E rëndë/ Babai shqiptar dhunon vajzën shtatzënë,

Një 22- vjeçare shtatzënë në muajin e gjashtë është sulmuar  nga babai i saj 50-vjeçar jashtë shtëpisë ku ata jetojnë në Janinë.

50-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, fillimisht ka dhunuar vajzën e më pas e ka goditur me grusht në kokë dhe e ka shtyrë në gjoks.

Vajza 22-vjeçare u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s për të përcaktuar nëse sulmi e ka lënduar apo rrezikon shtatzëninë.

Fatmirësisht nëna dhe foshnja e palindur nuk janë në rrezik.

Megjithatë, gruaja mbetet e shtruar në spital dhe babai i saj është në kërkim. Ndaj tij është ngritur një dosje për dhunë dhe fyerje në familje.

Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00 të së dielës pasdite. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion