E rende/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën
Lajmifundit
/
18 Korrik 2023, 22:25
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.
Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pasi makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.


