E quajti “arrogante” dhe i publikoi SMS-të, Erion Braçe takohet me kryetaren e Bashkisë së Tiranës, ironizon mimikën e saj: Ishte gëzim i madh, duket!

Politikë

E quajti “arrogante” dhe i publikoi SMS-të, Erion Braçe

Dihet sherri mes deputetit Erion Braçe dhe kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Dy muaj më parë një postim i Braçes në Instagram u bë “sebep” që të dy socialistët të grindeshin, ku Braçe akuzonte Ristanin për arrogancë në trajtimin e një problematike për qytetarët e Selitës, për një kosh plehrash pranë një kopshti për fëmijë.

E megjithatë, me rastin e festës së Flamurit, Braçe ka postuar një foto ku nuk ka kursyer ironitë për Ristanin.

Ai duket teksa i jepte dorën Ristanit në një ceremoni të organizuar për këtë festë në sheshin Skëndërbej, ku Braçe është serioz në portret, ndërsa përkundrazi Ristani duket mjaft e qeshur sikur nuk ka ndodhur asgjë mes tyre.

“Ishte gëzim i madh, duket”, shkruan Braçe.

Postimi i Braçes:

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion