E frikshme në Tiranë/ “Benz”-i me shpejtësi i këputi këmbën, vajza në gjendje të rëndë në spital

Aktualitet

E frikshme në Tiranë/ “Benz”-i me shpejtësi i

Vajza që u përplas mbrëmjen e sotme në Kinostudio ka humbur njërën nga këmbët si pasojë e goditjes nga një “Benz” luksoz që drejtohej nga një adoleshent.

Vajza është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi aksidentoi vajzën, makina e drejtuar nga i riu që nuk kishte konsumuar alkool mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë. Të terrorizuar dhe me duart në kokë nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion