E mashtroi dhe më pas i mori makinën, procedohet penalisht 21-vjeçarja në Tiranë

Aktualitet

E mashtroi dhe më pas i mori makinën, procedohet penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori për shtetasen B. M., 21 vjeçe, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit A. B., të cilin dyshohet se e ka dëmtuar dhe nuk ia ka kthyer.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen I. K., 34 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. P., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në subjektin në administrim nga shtetasi E. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas;
referuan materialet në Prokurori për shtetasen B. M., 21 vjeçe, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit A. B., të cilin dyshohet se e ka dëmtuar dhe nuk ia ka kthyer;
referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të mitur, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

V. C., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin S. R., si dhe ka goditur me shuplakë djalin e tij të mitur;
V. K. dhe S. R., pasi pas një konflikti për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën;
I. M., pasi u konstatua në posedim të lëndëve piroteknike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

D. D., 43 vjeç, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues F. A., duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
M. T., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
Xh. H., 27 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësoren L. D., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
G. H., 27 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 27.12.2025, është paraqitur për mjekim në spital një shtetase 51 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës së saj. Aktualisht, ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 28.12.2025, një shtetas 62 vjeç, në banesë, ka tentuar të vetëdëmtohet me mjet prerës, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.

Më datë 29.12.2025, shtetasi L. B. kallëzoi se është goditur me grushte nga një shtetas ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion