E kishte kthyer shtëpinë në ‘fermë’ kanabisi, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Aktualitet

E kishte kthyer shtëpinë në ‘fermë’ kanabisi,

FIER- Një 42-vjeçar ka rënë në pranga të policisë për kultivim të lëndëve narkotike në Cakran. Në kuadër të operacionit ‘Vreshtas’ është arrestuar Muhamet Xhafaj, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion