“E goditi mbi 50 herë me thikë dhe i vuri flakën”/ Policia jep versionin zyrtar për ngjarjen në Pogradec

Aktualitet

“E goditi mbi 50 herë me thikë dhe i vuri flakën”/

Pogradec u trondit nga një vrasje makabre mëngjesin e së hënës, ku një grua 52-vjeçare u gjet pa jetë në banesën e saj në lagjen nr. 1, e cila po përfshihej nga flakët. Fillimisht u dyshua për një vdekje nga asfiksia, por hetimet zbuluan një skenar shumë më të errët: ajo ishte masakruar me thikë nga bashkëjetuesi i saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Korçës, viktima është Kozeta Toçe, ndërsa autori i dyshuar është 31-vjeçari Ilirjan Selmani, me të cilin ajo kishte një lidhje intime prej tre vitesh. Hetuesit zbuluan se Selmani e kishte goditur gruan 50 herë me një thikë buke, më pas kishte tentuar të fshihte gjurmët e krimit dhe në fund i kishte vënë zjarrin banesës për të shkatërruar çdo provë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë e zbuluan autorin si personin e fundit që kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe më pas ishte parë duke hedhur në një kosh mbeturinash peshqirë dhe peceta të përgjakura.

Nëna e autorit, në një deklaratë për mediat, është shprehur se nuk ishin dakord me lidhjen e tij me viktimën për shkak të diferencës në moshë, por ka pohuar se “djali im nuk mund të jetë vrasës”, një qëndrim që bie ndesh me provat e mbledhura deri më tani nga hetuesit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa policia dhe prokuroria e Korçës kanë nisur procedurat për ndjekjen penale të autorit nën akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe “shkatërrimit të pronës me zjarr”. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar në detaje motivin e krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion