Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në...

Showbiz

Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment personal dhe shumë të ndjerë me publikun. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo ka treguar dy kërkesat që i biri i saj i ka bërë, të cilat ajo i respekton me përkushtim.

“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami,” ka rrëfyer Adrola, duke shtuar se e kupton shqetësimin dhe ndjeshmërinë e të birit.

Sa i takon pjesëmarrjes në reality show, modelja u shpreh se edhe personalisht nuk e sheh si një hap të përshtatshëm për veten. “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh,” deklaroi ajo me sinqeritet.

E pyetur se si do të reagonte nëse një partner i mundshëm i saj do të bëhej pjesë e “Big Brother”, Adrola u tregua e prerë: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

Deklaratat e saj kanë ngjallur interes dhe reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë përgëzuar qëndrimin e saj si nënë dhe model në jetën publike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion