Detaje nga zhdukja e gruas në Tropojë/ Telefoni i saj gjendet në makinën e bashkëshortit, 58-vjeçari nën hetim

Aktualitet

Detaje nga zhdukja e gruas në Tropojë/ Telefoni i saj gjendet në

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 48-vjeçares nga Tropoja, e cila ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 22 korrik. Familjarët e saj kanë bërë menjëherë kallëzim në polici, duke ngritur alarmin për humbjen e saj.

Policia e Kukësit nisi hetimet dhe pas marrjes në pyetje të fëmijëve dhe të afërmve, arrestoi bashkëshortin e saj, 58-vjeçarin Imer Shpata. Ky i fundit rezulton me precedent penal, pasi vetëm një vit më parë kishte vuajtur 8 muaj burg për dhunë ndaj bashkëshortes. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri.

Hetimet paraprake tregojnë se zhdukja e gruas mund të ketë lidhje me dhunën sistematike në familje. Shpata, në dëshminë e tij, ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e gruas dhe se e kishte lënë në shtëpi më 22 korrik. Fëmijët kanë folur për herë të fundit me të ëmën atë natë rreth orës 22:00.

Por ajo që e ka përforcuar më tej dyshimin ndaj 58-vjeçarit, është gjetja e telefonit të gruas së zhdukur brenda në makinën e tij. I pyetur për këtë, Shpata ka pretenduar se nuk e di si ka përfunduar telefoni atje.

Mëngjesin e 23 korrikut, ai është larguar drejt Durrësit për të qëndruar tek e motra, por lëvizja e tij po hetohet intensivisht. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit Tropojë–Durrës dhe po punon për të rindërtuar lëvizjet e tij, pasi dyshimet për përfshirjen e tij në zhdukjen e 48-vjeçares janë të forta. Hetimet janë ende në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion