E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Shkodër, detajet e para

Aktualitet

E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Shkodër, detajet e para

Një sasi lënde shpërthyese është vendosur në pjesën e jashtme të një garazhi në Shkodër.

Policia thotë se garazhi është në pronësi të një 52-vjeçari, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e shpërthimit.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion