FOTO/ “BMW”-ja del nga rruga në Korçë, shoferi në gjendje të rëndë

Aktualitet

FOTO/ “BMW”-ja del nga rruga në Korçë, shoferi

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.

Mesohet se një mjet tip “BMW X5” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

“Shtetasi B. C., rreth 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njoftoi policia.

Shoferi ka mbetur i lënduar rëndë. Pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, policia njofton se do ta transportojë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion