E FUNDIT/ Kush do vritej? Me pistoletë në brez duke pirë kafe, arrestohet 34-vjeçari në Sukth

Aktualitet

E FUNDIT/ Kush do vritej? Me pistoletë në brez duke pirë kafe,

DURRËS
Me armë zjarri me vete teksa qëndronte në një lokal në Sukth, arrestohet 34-vjeçari.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kuçovë.

34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion