Nga sot certifikata Covid-19 e detyrueshme, “ngrihet” në këmbë Italia

Bota

Nga sot certifikata Covid-19 e detyrueshme, “ngrihet” në

Në Itali, nga sot, ashtu siç dhe u lajmërua, certifikata shëndetësore Covid-19 është e detyrueshme për të gjithë punëtorët. Por, që prej muajsh ky vendim ka irrituar shumë qytetarë, duke protestuar. Por, sot situata është ndryshe.

Në disa zona në vendin fqinj kanë nisur protesta masive, për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar, pasi, ata që nuk e marrin, rrezikojnë të pezullohen nga puna pa pagesë ose të gjobiten deri në 1.500 euro.

Mediat italiane shkruajnë se në garnizonin e Triestes, qytetarët protestojnë kundër certifikatës së gjelbër dhe gjithashtu refuzojnë tamponat falas.

Italia e ka bërë të detyrueshme certifikatën për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik prej muajsh, ndërsa punonjësve të kujdesit shëndetësor u është kërkuar vaksina që në prill. Sipas vendimit të qeverisë, certifikata kërkohet për hyrjen edhe në bare, restorante, kinema dhe stadiume futbolli.

ME TE LEXUARAT