Tmerr në Britani, pindërit rrahin për vdekje foshnjën 10 muajshe

Bota

Tmerr në Britani, pindërit rrahin për vdekje foshnjën 10

Një foshnjë 10 muajshe dha frymën e fundit në duart e prindërve të tij në Britani pasi u rrah brutalisht.

Stephen Boden dhe partnerja e tij Shannon Marsden vranë djalin e tyre të vogël Finley Boden, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve 2020.

Finley u zbulua se kishte pësuar 130 lëndime të tmerrshme. Gjyqtarja Amanda Tipples tha se çifti, të cilët ishin të dy të varur nga droga, i kishin shkaktuar djalit të tyre mizori të paimagjinueshme, vetëm 39 ditë pasi shërbimet sociale e kishin marrë përsëri në kujdesin e tyre.

Sipas autopsisë foshnja kishte pësuar 71 mavijosje, 57 fraktura në duart e prindërve dhe më pas çifti u dënua me të paktën 29 vjet burg.

Analizat toksikologjike treguan se në gjakun e Finley u gjet kanabis, gjë që tregon se ai duhet të ketë thithur tym në 24 orët e fundit para vdekjes së tij.

Sipas gjykatës, prindërit pas krimit që ata kryen punuan së bashku për t’i mbajtur autoritetet larg Finley për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbuluar aktin e tyre të tmerrshëm. /vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion