"Ra akuza për lobimin 1 mln USD për foto me Trump!", Meta pas seancës në GJKKO: Durim, do bien një nga një

Politikë

"Ra akuza për lobimin 1 mln USD për foto me Trump!", Meta

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, Ilir Meta ka reaguar nga qelia përmes një deklarate publike, ku pretendon se Prokuroria ka rrëzuar akuzën kryesore ndaj tij lidhur me lobimin në SHBA.

Meta u shpreh se para gjykatës prokurori ka pranuar se nuk bëhet fjalë për një pagesë prej 1 milion dollarësh për një foto me presidentin Donald Trump, por vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë dollarësh për kompaninë McKeon Group.

Sipas tij, kjo është e njëjta deklaratë që ai ka dhënë publikisht dhe para SPAK prej tre vitesh.

Ish-presidenti sulmoi gjithashtu mediat e huaja që kanë raportuar për çështjen, duke i cilësuar lajmet si të sponsorizuara dhe akuzat si të fabrikuara.

Në fund të reagimit të tij, Meta deklaroi se edhe akuzat e tjera ndaj tij do të rrëzohen.

“Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës”, shkroi ai.

ME TE LEXUARAT