Droga në Frakull të Fierit, ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti”, policia jep detajet

Aktualitet

Droga në Frakull të Fierit, ekstradohet nga Kolumbia në

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg pas hetimeve të SPAK.

I shumëkërkuari iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Rodriguez është një nga trafikantët e përfshirë në dosjen e Frakullës, i njohur ndryshe si “Kimisti”, i cili pas operacionit antikokainë kishte arritur të largohej nga Shqipëria.

“Shtetasi kolumbian i arrestuar në Kolumbi, S. R. R., 53 vjeç, pasi GjKKO-ja, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formë të veçantë, atë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë periudhës 7 korrik 2022–12 nëntor 2022, Policia e Shtetit dhe autoritetet në Mal të Zi kanë shkëmbyer informacione lidhur me një kontejner me ngarkesë të dyshimtë me pleh organik të transportuar me anije, në portin e Tivarit. Ngarkesa, nga të dhënat paraprake të administruara për interesa të procedimit, rezultonte se ishte nisur nga porti Buenaventura, Kolumbi, kishte kaluar nëpërmjet portit të Pireut, Greqi, kishte destinacion tranzit Malin e Zi dhe kishte marrës një shtetas shqiptar. Nga hetimet e mëtejshme të kryera për këtë rast rezultoi se shtetasi S. R. R. kishte shoqëruar ngarkesën me lëndë narkotike, përgjatë itinerarit Kolumbi-Greqi-Mal i Zi, deri në destinacionin final”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT