Drejtonte organizatën e narkotrafikut në Breshia, Italia ekstradon nga Dubai një tjetër shqiptar

Aktualitet

Drejtonte organizatën e narkotrafikut në Breshia, Italia ekstradon nga

Një 44-vjeçar shqiptar i shumkërkuar si drejtues i një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës është ekstraduar së fundmi nga Dubai për në Itali, për llogari të drejtësisë së vendit fqinj.

Operacioni i arrestimit dhe ekstradimit të tij është koduar “Torndao”, teksa u zbrit me pranga në duar në aeroportin e Fiumicinos në Romë nga agjentët e Interpol Romës, që udhëtuan deri në Emiratet e Bashkuara Arabe për ta marrë në dorëzim.

Ai ishte në kërkim prej vitit të kaluar, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Breshias, në kuadër të operacionit të Guardia di Financa.

Hetuesit besojnë se 44-vjeçari është një nga udhëheqësit kryesorë të një organizate kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës

“Pasi rindërtoi arratisjen e të arratisurit jashtë vendit, Guardia di Finanza (Policia e Karburantit) e Njësisë PEF – GICO, seksioni GOA i Brescias, aktivizoi menjëherë Shërbimin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, me mbështetjen e Ekspertit të Sigurisë të vendosur në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)”, njofton policia italiane.

Dhe pas marrëveshjes me Emiratet, u bë ekstradimi i tij nga Dubai më 4 korrik dhe u vendos në paraburgim, në Burgun e Breshias, në pritje të veprimeve të prokurorisë, informon media.

Në fillim të muajit qershor u arrestua dhe ekstradua po nga Dubai për llogari të Italisë dhe Prokurorisë së Milanos, një tjetër shqiptar, Fatjon Gjonaj, edhe ky i kërkuar si pjesë e një organizate të gjerë narkotrafiku në zonën e Lombardisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion