Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, i gjendet dhe kokainë në mjet

Aktualitet

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet

Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën e tij nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe i është gjetur një sasi kokaine në mjet.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:

-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion