VIDEO/ Motori i avionit të “Arik Air” shpërthen gjatë fluturimit! Piloti bën ulje emergjente me 80 pasagjerë në bord

Bota

VIDEO/ Motori i avionit të “Arik Air” shpërthen gjatë

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi në Nigeria të mërkurën, pasi dëgjuan një shpërthim dhe më pas panë se një nga motorët e avionit ishte dëmtuar rëndë.

Në videon e regjistruar nga pasagjerët e fluturimit të kompanisë Arik Air, shihet motori i majtë i shkatërruar, ndërsa avioni ishte në ajër gjatë itinerarit nga Lagos drejt Port Harcourt.

VIDEO/ Motori i avionit të “Arik Air” shpërthen gjatë

Si pasojë e situatës, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente në Benin City, ndërsa sipas njoftimeve zyrtare, asnjë nga 80 pasagjerët në bord nuk mbeti i lënduar.

Pasagjerët treguan se gjatë zbritjes dëgjuan një zhurmë të fortë nga ana e majtë e avionit.

Komisioni për Hetimin e Sigurisë së Fluturimeve në Nigeri bëri të ditur se ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion