Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezin, ja kur jepet vendimi

Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe

Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani, ku më kryesorët janë Sali Berisha, ish-kryeministër dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në seancën e së hënës Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, çka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale.

“E prisnin qëndrimin e prokurorit, pasi ka një dosje sa një mal pa asnjë fakt penal”, tha Gjokutaj.

I pandehuri Jamarbër Malltezi këmbëngul se hetimet janë të motivuara politikisht dhe bazuar në dëshmitar të rremë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK se refuzon të hetojë aferat e qeverisë.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të korrupsionit përderisa thotë ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi  në procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Dhëndrri i tij Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash, ndërsa nën akuzë janë dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion