“Dosja me 16 mijë faqe më provokon”, Rama për akuzën e SPAK për Ballukun: Po të isha në Këshillin e mandateve do u thosha prokurorëve ‘çohuni e ikni dhe sillni…”

Aktualitet

“Dosja me 16 mijë faqe më provokon”, Rama për

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamet Veliu, kur u pyet në lidhje me hetimet për zb.kryeministren Belinda Balluku.

Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 faqe dosje.

“Më provokon dosja e 16 mijë faqe… Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, atëherë duhet të shprehet. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie por kuazi gjykatë dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që i merr dhe i sheh.

Po të isha unë në Këshill do t’u thoja çohuni dhe ejani me një dosje për Kuvendin. Nuk vini dot me 16 mijë faqe. E dini ca janë? Nuk janë produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 faqe, afërmendsh është kjo s’ka nevojë ta shohësh. Usb nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion