“Donte të më fuste në kurth!”/ Vrasja e Ilaria Sulës, si Mark Samson tentoi të implikonte në ngjarje një djalë që 22-vjeçarja njohu në rrjetet sociale!

Hetimet për vrasjen makabre të 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, nga ish i dashuri i saj vijojnë ende, duke nxjerrë në dritë detaje të rënda lidhur me krimin të Mark Samson.
Për të humbur gjurmët, Mark Samson u përpoq për disa ditë të fshihte krimin duke përdorur telefonin e saj dhe duke u shkruar miqve dhe familjes së Ilarias, duke u shtirur se ishte ajo, madje ai ka implikuar në biseda dhe një djalë më të cilin Ilaria kishte nisur të fliste dy ditë para së vritej.
Djali në fjalë, identiteti i të cilit është mbajtur i fshehtë ka vendosur të flasë për mediat, për të mbrojtur veten dhe për të treguar sesi u bë pa dashur pjesë e një tragjedie që nuk kishte asnjë lidhje me të.
“Ajo më kishte thënë që kishte dalë nga një lidhje e gjatë, por nuk dukej e frikësuar apo e shqetësuar. Nuk besoj se ndjente ndonjë rrezik, ndoshta sepse ai nuk i kishte dhënë asnjë arsye për të dyshuar,” vijon dëshminë e tij 27-vjeçari.
Sipas dëshmisë së tij, ai kishte kontaktuar me Ilaria-n në Tinder më 24 mars, vetëm dy ditë para zhdukjes së saj. Por biseda nuk kishte vazhduar më tej dhe të dy nuk kishin pasur asnjë kontakt tjetër, as përmes telefonit e as ndonjë takim fizik.
“Ishte një nga ato bisedat e shumta që mbeten të hapura. Nuk më bëri përshtypje që nuk folëm më,” shprehet i riu.
I riu thekson se as Ilaria, as Mark, nuk dinin asgjë reale për të. Mediat shkruajnë se ai ka lindur dhe është rritur në Romë, ndonëse është me origjinë nga Campania. Që në momentet e para të hetimeve, ai ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka dhënë çdo informacion të nevojshëm.
“Samson njollosi fytyrën time pa asnjë arsye. Më përdori për të fshehur një krim,” thotë ai.
Ndërkohë, vetë Samson, përmes avokatëve të tij, ka kërkuar të merret sërish në pyetje nga prokurorët.


