Dogji ullishten, procedohet "piromania" 45-vjeçare në Kurbin

Aktualitet
Dogji ullishten, procedohet "piromania" 45-vjeçare në
Foto ilustruese

Një 45-vjeçare është proceduar nga Policia e Kurbinit për shkatërrim pronë nga pakujdesia.

Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçarja A.T., banuese në fshatin Zhejë të Kurbinit ka ndezur zjarr në tokën e saj por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Në këtë mënyrë si pasojë  e përhapjes së flakëve janë djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Sakaq Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Kurbin /Informacion- Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.

Policia procedon penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen  A.T.,45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Procedimi ndaj kësaj  shtetase  filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke  djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion