Dogji të gjallë ish- gruan, gjykata kineze dënon me vdekje autorin

Aktualitet

Dogji të gjallë ish- gruan, gjykata kineze dënon me vdekje

Gjykata kineze ka marrë dënimin maksimal për burrin i cili vrau ish- gruan e tij blogere. Kujtojmë se kjo e fundit ishte në video live në “Instagram”, kur ish- burri e leu me benzinë dhe më pas i vendosi flakën. Rasti shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe nxiti një debat të ri për dhunën ndaj grave.

Lamu, një tibetian, kishte qindra mijëra ndjekës në Douyin, versioni kinez i TikTok. Nëna e dy fëmijëve ishte e njohur për postimet e saj për jetën rurale dhe u vlerësua se nuk përdorte “make up” në videot e saj, të cilat kishin miliona pëlqime.

Videot e saj e tregonin atë duke kërkuar ushqim në male, apo me veshje tradicionale tibetiane.
Lamu u divorcua nga Tang, për të cilën gjykata tha se kishte një histori dhune ndaj saj, në qershor 2020, rreth tre muaj para sulmit fatal në shtëpinë e babait të saj. /BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion