Qetësohet vullkani në La Palma, banorët gërrmojnë hirin për të nxjerrë shtëpitë e tyre (Video)

Situata e vullkanit në La Palma duket se është qetësuar. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se banorët e ishullit janë rikthyer tek prona e tyre dhe kanë nisur gërrmimin e hirit për të nxjerrë në dritë shtëpitë e tyre.
Pamje të publikuara në Tëitter tregojnë sesi në La Palma duken vetëm catitë e shtëpiave, ndërsa burrat të palodhur mundohen të nxjerrin diçka. Kujtojmë se vullkani ka spërthyer që nga mesi i shtatorit, duke vijuar pa ndaluar deri në këto ditët e fundit. Llava e këtij vullkani përpiu të gjithë ishullin, duke bërë që mbo 800 banorë të evakuuohen.
Panorama desolador en las zonas más próximas al volcán. La cenizas ha tapado “literalmente“ casas completas, y sigue cayendo. #VolcandeLaPalma #emergencias #lapalma pic.twitter.com/l3oihy8YKu
— El Time (@ElTimeLaPalma) October 14, 2021
Vullkani gjithashtu ka mbuluar edhe kodrat me hi, ndërsa janë shkatërruar 6000 hektarë tokë, rreth 1.500 shtëpi, ndërtesa të tjera, dhe një fabrikë çimentoje.


