Grabitja e dosjeve të pronave në Dhërmi, arrestohen 3 persona në Vlorë

Aktualitet

Grabitja e dosjeve të pronave në Dhërmi, arrestohen 3 persona

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë më parë. Identiteti i tre personave nuk bëhet ende i ditur. Po ashtu akoma nuk ka informacion nëse këta persona ishin përgjegjës për zyrat, apo persona të jashtëm që ndihmuan në grabitje.

Tre ditë më parë, një person i maskuar dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave në Vlorë, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi. I gjithë aksioni i grabitësit nuk zgjati më shumë se 3 minuta, ndërsa ka dyshime se ai kishte dijeni mbi dosjen që do të merrte. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion