Dogji një biznes disa muaj më parë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Dogji një biznes disa muaj më parë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa arrest më burg lidhur me djegien e një objekti më 11 nëntor të vitit 2025.

Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori” ku 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një biznesi. Autori është identifikuar si Bledar Balliu. Ai i akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

“Vlorë/ Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion