Dogji 2 makinat e dy vëllezërve, arrestohet pas 3 muajsh 34-vjeçari

Një 34-vjeçar në kërkim, i identifikuar si Ilborjan Fezullau, është arrestuar nga policia e Cërrikut, pasi dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjetet e 2 vëllezërve 3 muaj më parë.
Uniformat blu njoftojnë se 34-vjeçari, ka qenë i dënuar më parë për tentativë për vrasje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B., informoi sot policia.
Dhunoi gruan dhe djalin e saj të mitur, pranga 45-vjeçarit në Cërrik! Arrestohet dhe babai i tij, iu gjendën 2 kallëpe tritoli, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


