“Do vras politikanët”, u kap i armatosur, Gjykata e Lezhës dënon me 6 vite burg Antonio Lekën

Aktualitet

“Do vras politikanët”, u kap i armatosur, Gjykata e Lezhës

Me 6 vite burg është dënuar nga Gjykata e Lezhës Antonio Lekën, i cili në 2023, u kap me arsenal armësh me vete dhe i veshur me jelek antiplumb.

Kujtojmë se pas arrestimit ai deklaroi para policisë së ishte nisur për të vrarë politikanët e Lezhës, ndërsa në momentin e arrestimit ai nuk bëri rezistencë.

Policia i sekuestroi Lekës 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion