Do shisnin armë në Tiranë, Gjykata lë në burg ish-policen dhe 4 të rinjtë

Aktualitet

Do shisnin armë në Tiranë, Gjykata lë në burg

Gjykata ka lënë në burg 4 të rinjtë e arrestuar për trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës ku më pas do t’i shisnin tek persona të tretë.

Gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç, Mirjan Hasaj 26 vjeç, u gjetën 4 kallashnikovë dhe 5 pushkë si dhe municion ushtarak që u sekuestruan në cilëisinë e provës materiale.

Ndërsa ish-efektivja e burgjeve Denisa Halilaj qarkullonte me makinë para të rinjve për të parë nëse kishte policë.

ME TE LEXUARAT