"Do përdoreshin në vrasje", sekuestrohen 2 makina të vjedhura në Kosovë, pranga 34-vjeçares nga Rubiku

Aktualitet

"Do përdoreshin në vrasje", sekuestrohen 2 makina të

Një 34 vjeçare nga Rubiku u arrestua  të mërkurë pasi dyshohet se ka sjellë në Shqipëri 2 makina të vjedhura në Kosovë. Sipas policisë këto mjete dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.

Për rastin u vu në pranga e reja Alketa Pjetri, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volkswagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion