Incidenti, deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në dalje të kampit të Gjadrit

Politikë

Incidenti, deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në

Nje incident shoqeroi viziten e kryeministres italiane ne Shqiperi, gjate qendrimit te saj ne Lezhe.

Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, është përplasur me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit. 

Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë.

Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, dëgjohet ai duke iu drejtuar Melonit.

"T’ju vijë turp! Imagjino cfarë do u ndodhë atyre të shkretëve që do të mbyllen këtu! thotë ai.

‘Europa nuk i donte. Kemi sjellë legjislacioni europian këtu’  thotë Meloni ndërsa po hipte në makinë' i thote Meloni.

Debati i plotë mes kryeministres Meloni dhe deputetit Maggi:

Maggi: Keni bërë viktimat për rreth një orë, pa shpjeguar si do funksiononte kjo qendër!

Meloni: Ju lutem largohuni (Gardës)

Maggi: Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda.

Meloni: Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu.

Maggi: T’ju vijë turp…

Meloni: T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar) Unë ju kuptoj… Unë kam për shumë fushata elektorale… Nuk e dija nëse do isha në Parlament, duhet te tregoja ekzistencën time, por… solidarizohem me ju…

Maggi: Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelen e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion