"Do ju gjej burrë të pasur" / Fitoi 40 mln USD duke MASHTRUAR, arrestohet "fallxhorja"

Aktualitet

"Do ju gjej burrë të pasur" / Fitoi 40 mln USD duke

Një grua 53-vjeçare në Sidnej, Australi është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar dhjetëra gra vietnameze, duke përfituar rreth 40 milionë euro. Ajo hiqej si fallxhore dhe i bindte të merrnin kredi të mëdha, ndërsa u premtonte se në të ardhmen do martoheshin me “miliarder”.

Bashkë me të u arrestua edhe vajza e saj 25-vjeçare, e cila paraqitej si mësuese feng-shui. 53-vjeçarja akuzohet për 39 vepra penale, përfshirë drejtimin e një organizate kriminale dhe mashtrim financiar, ndërsa vajza për 7 akuza, si administrim të të ardhurave nga krimi.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre luksoze, policia sekuestroi dokumente, telefona, çanta luksoze, një shufër ari 40 g dhe mijëra dollarë në çipa kazinoje. Autoritetet thanë se gruaja ishte prezantuar si një anëtare e respektuar e komunitetit dhe përdorte rolin e “fallxhores” për të manipuluar njerëz me probleme financiare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion