Dita e Rinisë, Rama ndan suksesin e të riut nga Konispoli: Punojnë për një Shqipëri të transformuar

Aktualitet

Dita e Rinisë, Rama ndan suksesin e të riut nga Konispoli:

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Kombëtare të Rinisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndan shembullin e një të riu nga Konispoli, i cili ndjek traditën e prindërve, në biznesin e përpunimit të vajit të ullirit.

Rama përgëzon të rinjtë që me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd.

“Respekt në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT