Aksidenti i rëndë në Byppass-in e Fieri, arrestohet shoferi, humbi kontrollin e makinës e humbi jetën pasagjeri

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Byppass-in e Fieri,  arrestohet shoferi,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e një ditë më parë në Byppass-in e Fierit, me pasojë në jetë njerëzish.  Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “ BMV”, është 30-vjeçari Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë, i cili ishte pasagjer në mjet.

“BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Në lidhje me aksidentin policia arrestoi shoferin e automjetit E. Ç., 48 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pojan-Vlorë”, ju informojmë se Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga humbi jetën pasagjeri, shtetasi Xh. E., 30 vjeç, banues në Sarandë”, sipas njoftimit të policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion