Dikur e lidhur me djalin e Trump, kush është ambasadorja që i shkoi Ramës me minifund në zyrë

Aktualitet

Dikur e lidhur me djalin e Trump, kush është ambasadorja që i

Pasditen e djeshme, vëmendjen e të gjithëve e mori një takim informal mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Ata u shfaqën tepër të afërt, teksa për vizitën nuk kishte asnjë njoftim zyrtar. ambasadorja ndërkohë u shfaq e veshur edhe me një fund të shkurtër, larg imazhit që jemi mësuar të shohim zyrtaret e tjera.

Po kush është Kimberly Guilfoyle? Në “Shqipëria Live”, avokati Peter Lumaj nga SHBA, zbuloi më shumë detaje rreth saj.

“Kimberly Guilfoyle ka një ndërthurje mes botës së artit, medias politikës dhe diplomacisë. Ajo ka një diplomë nga Shkolla e Arteve të Bukura e Universitetit të Kalifornisë dhe një diplomë të dytë nga Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të San Franciskos. Ajo ka qenë prokurore, spikere mediatike dhe më pas ka punuar për fushatën e Donald Trump në vitin 2022.

Me familjen e Trump lidhjet janë të forta. Ajo dikur ka qenë e lidhur me djalin e presidentit, por edhe pse janë ndarë, raportet mes tyre janë shumë të mira. Ajo ka qenë e martuar edhe me Gavin Newsom, aktualisht guvernator i Kalifornisë, i cili në fakt i përket demokratëve amerikanë. Njihet për aftësitë e saj në biznes, në komunikim por edhe diplomatike, edhe pse nuk ka studiuar për diplomaci. Ka dhe mbështetjen e dy kongresmenëve të fuqishëm në Amerikë me origjinë greke”– tha ai.

ME TE LEXUARAT