Digjet një automjet në Shkodër, ishte në pronësi të një kompanie
Lajmifundit
/
26 Tetor 2024, 15:22
Aktualitet

Një mjet tip “Fiat Panda” në pronësi të një kompanie me administrator 66-vjeçarin me iniciale L.B. është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levozhë të njësisë administrative Iballe në bashkinë e Fushë-Arrëzit.
Deri më tani, nuk ka ende një version zyrtar teksa policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e zjarrit teksa historiku i kompanisë në fjalë karakterizohet që prej fillimit të aktivitetit në këtë zonë me disa konflikte me banorë të zonës.


