Dhunoi ish-partneren në sy të policisë në sheshin Skëndërbej, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Dhunoi ish-partneren në sy të policisë në sheshin

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dhunoi ish-partneren e tij në publik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në sheshin Skendërbej, ku 31-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Mbi të rëndojnë akuzat e dhunës në familje.

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, në sheshin "Skënderbej", ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, shtetasin J. C., 31 vjeç.


Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale "Dhuna në familje", pasi në sheshin "Skënderbej" ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion