Riaktivizohet një vatër zjarri në Lunxheri të Gjirokastrës, 100 ushtarë në ndihmë të zjarrëfikësve

Aktualitet

Riaktivizohet një vatër zjarri në Lunxheri të

Në Lunxheri të Gjirokastrës është riaktivizuar një vatër zjarri, që paraqitet e rrezikshme. Autoritetet zyrtare kanë bërë me dije se zjarrëfikësit dhe 100 ushtarë janë nisur për në terren për të shuar zjarrin.

Mësohet se vatra është mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë. Gjithashtu bëhet me dije se në terren ka shkuar edhe helikopteri. Ndërkohë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë shuar flakët në Kalanë e Shën Triadës, ku dhe janë antenat e telefonave celulare.

Kujtojmë se në Gjirokastër një ditë më parë humbi jetën nga zjarri një qytetar.

ME TE LEXUARAT