Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të 'Giro d'Italia' në Vlorë

Aktualitet

Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të

Në orën 14:18, kur Etapa e Tretë kishte një orë nga nisja, një dhi doli në rrugë dhe për pak aksidentoi çiklistët. Për fat asnjë incident dhe gara vijoi.

Etapa e Tretë e 'Giro d'Italia' ka filluar në Vlorë. Kjo është etapa e fundit në Shqipëri për garën e famshme të çiklizimit, që edicionin e 108 e hapi nga Shqipëria për herë të parë në histori.

Me fillim nga ora 13:18, 182 çiklistët e 23 skuadrave nisën pedalimin në kërkim të pikëve dhe fanellave respektive gjatë 160 kilometrave, duke rivalizuar terrenin kodrinoro-malor. Etapa e Dytë, zhvilluar dje në Tiranë pa Primoz Roglic të merrte fanellën rozë nga Mads Pedersen për më pak se një sekondë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion